Emocion, ankth dhe pasiguri, por gëzim… Sot nisi viti i ri shkollor 2020-2021, ku rreth 480 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës, në një vit të pazakontë mund të themi për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Në shkolla janë ndjekur protokolle të veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit do të mbahet mend gjatë për të gjithë. Nga një nxënës nëpër banka dhe të pajisur detyrimisht me maska. Dhe ndryshe nga fillim vitet e tjera, mungonin përqafimet… Gjithsesi, në fytyrat e tyre nuk mungonte lumturia e rikthimit ne shkolle, teksa ne duar mbanin buqetat me lule.
Sot ka qenë një ditë e mbushur plot emocion dhe frikëra për prindërit, frika që po i lënë fëmijët të përballen me një armik të rrezikshëm, nga i cili aq shumë janë përpjekur t’i mbrojnë.
Rudina Xhunga i ka shprehur më së miri mes disa rreshtave këtë ndjesi. Bes Kallaku është bërë nostalgjik sot, ndërsa ka uruar dhe në të njëjtën kohë ka postuar edhe një foto kur ishte i vogël. Gjithashtu, kryeministri Rama nuk i ka fshehur emocionet, ndërsa Zaho djali i tij shkonte në klasë të parë.
I lumtur pranë të birit, duke e shoqëruar në ditën e parë të shkollës janë shfaqur dhe Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Madje, Ermali ka kujtuar kohën kur shkonte në shkollë dhe sa qante në ditën e parë të shkollës. “Dija është rrugë e vështirë, por e vetmja që të nxjerr në dritë”. Kështu shkruan Elisa Spiropali, e cila ka pozuar bashkë me të bijën dhe bashkëshortin.
Nga Manastirliu te Gjylameti, Gazeta Shqiptare sjell fotot e veçanta ga që kanë ndarë bashkë me dedikimet e ndjera për të vegjëlit e tyre në ditën e parë të shkollës në këtë kohë pandemie…