AKTUALITET

“S’duam që Ballshi të kthehet si Beiruti”/ Naftëtarët çajnë kordonin e policisë. Hidhet spraj, dy protestues bien pa ndjenja

12:10 - 14.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tension në uzinën e Ballshit. Naftëtarët kanë çarë kordonin e policisë, çka ka detyruar këta të fundit të hedhin spraj për shpërndarjen e tyre. Ndërkohë, gjatë përplasjes dy protestues kanë humbur ndjenjat dhe nga sa mësohet janë është nisur me urgjencë drejt spitalit. Kanë qenë naftëtarët e tjerë që i iu dhanë ndihmën e parë, teksa i ngritën  peshë dhe i nisën me urgjencë drejt spitalit.




Pas përplasjeve, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj doli në një deklaratë përpara naftëtarëve. Ai tha se protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpërthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen.

Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.  Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.