Kryesore

I vrau nënën, xhaxhai i kërkon falje mbesës: E mirë e keqe ishte mamaja e saj

13:20 - 12.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agron Tanushi, 31-vjeçari i cili akuzohet se vrau ish-kunatën e tij Jetmira Hasani i ka kërkuar falje publike mbesës së tij, e cila ishte prezente natën kur ndodhi krimi i rëndë.




Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ ai tha se shpreson që mbesa të rritet me babain e vet.

“E ka parë mbesa skenën. Por jam dhunuar familjarisht nga ata persona. Çdo muaj i jepnim. Çdo faturë. Më vjen keq për mbesën time. Ajo duhet çuar direkt tek babai i vet. Është e pandershme se si rritej ajo vajzë. Vajza u shtrua 20 dite për alergji trupore. Vajza rritej keq. S’kam lënë njeri pa trokitur. Ajo është e vogël, xhaxhi i vet e ka dash gjithmonë. Ajo përshtynte kur kalonte nëpër shkallë dhe thoshte:
“Kur të martohem do bëj shtëpi këtu”. Vajzës i takon që të rritet me babain e vet, në kushte të mira. Duhet të rritet tek baba e vet. Ajo kishte marrë sjelljet e nënës së vet. I kërkoj falje që ja mora jetën nënës vet. E mirë e keqe, ajo ishte nëna e vet. I kërkoj falje se nuk është gjë e mirë. I kisha dhënë lekë, i bëra dhe kontratë qiraje, por nuk shkoi kurrë. Familjarët e mi dua që të jen mirë, kërkoj ndihmë nga shteti që t’i mbroj, se ata njerëz janë të pabesë.”, pohoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.