Kryesore

Fjoralba Ponari arrin një tjetër sukses, së shpejti pjesë e një filmi në ‘Netflix’

09:20 - 13.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fjoralba Ponari, një ndër moderatoret më të dashura për publikun, ka zbuluar së fundmi disa të reja përket karrierës së saj si dhe jetës private.




Përmes një mini-interviste në rrjetin social ‘Instagram’, moderatorja ka zbuluar se së shpejti do ta shikojmë dhe në kinematografi. Moderatorja ka treguar se do të jetë pjesë e një projekti ndërkombëtar, saktësisht një filmi të Netflix, ku do ta ketë një rol të vogël.

“Bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar (sigurisht rol i vogël) por që uroj që pandemia të mos na i presë ëndrrat në mes!”, ka treguar Fjoralba.

Fjoralba është në profesion stomatologe, por e kemi parë edhe duke moderuar dhe kënduar, ndërsa duket se ajo ka vendosur të merret edhe me aktrim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.