Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i është drejtuar me një pyetje kryeministrit Rama për fshehjen e numrit real të viktimave nga COVID-19.
Me anë të një postimi në ‘Twitter’, Sheku shkruan se që kur Basha të enjten e kaluar denoncoi me listë numrin real të viktimave nga COVID-19, qeveria ka raportuar një rritje dramatike të numrit të tyre.
Ai në fund thekson se Rama në vend që të bëjë politikë, a mos duhet t’u thotë të vërtetën qytetarëve?
STATUSI NGA TRITAN SHEHU
Që kur Basha ekspozoi faktin se Rama po fsheh numrin real të viktimave të Koronavirusit në Shqipëri, qeveria ka raportuar një rritje dramatike të numrit të tyre. Rama, në vend që të bëje politikë me çështjet e jetës dhe vdekjes, a mos duhej tu thote të vërtetën qytetareve?!
Shfaq Komentet (0)