Vijon të jetë në rritje kurba e të infektuarve me Covid-19 në Greqi. Në bazë të të dhënave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit 101 persona humbën betejën me virusin .
Ndërsa u konfirmuan 2,135 raste të reja pozitive për Covid-19. Raportohet se nga rastet e reja, 13 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është 95,137, nga të cilat 53.3% janë burra.
Sa i përket situatës në spitale, 562 pacientë janë të intubuar, teksa mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.
Shfaq Komentet (0)