Partia Socialiste ka kërkuar Komision Hetimor për raportin e Dick Martyt.
Raportohet se shefi i Grupit Parlamentar në PS Taulant Balla ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për të ngritur Komisionin.
Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetiimor u firmos nga ana e 18 deputetëve të parlamentit shqiptar. Ky komision është ngritur për hetimet e Dick Martyt ndaj krimeve të supozuara të ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Balla shprehet se Komisioni Hetimor ka hartuar një raport përmbledhës. Po ashtu, Balla thekson se ky Komision do të hartojë edhe një raport informues.
Shfaq Komentet (0)