Kryesore

Nuk mund të kontrolloni nervat? Këto 3 mënyra do t’ju ndihmojnë shumë

17:00 - 08.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpeshherë përballemi me situata të pazakonta që na bëjmë që të mos i kontrollojmë dot nervat. Sidoqoftë, qëllimi është të përpiqemi të qetësojmë veten dhe të menaxhojmë zemërimin në mënyrë që të mos themi apo të bëjmë gjëra, për të cilat mund të pendohemi më vonë. Ka disa mënyra të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të qetësoheni menjëherë.




Pini çaj

Çaji jeshil ka një aminoacid të quajtur l-theanine, i cili mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit. Provoni të pini një filxhan gjatë stresit intensiv apo nervozizmit.

Dëgjoni muzikë relaksuese

Një gjë është e sigurt, se kënga juaj e preferuar mund t’ju relaksojë. Do të shihni se brenda pak minutash do të ndiheni shumë më mirë.

Kini mendime pozitive

Kur diçka ju ka mërzitur ose irrituar shumë, mendoni pozitivisht. Filloni të mendoni për diçka të bukur, relaksuese dhe të qetë. Mendja juaj duhet të “punojë” pozitivisht dhe brenda një kohe të shkurtër, do të ndiheni të qetësuar nga nervat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.