Kryesore

Noizy shkon për vizitë në familjen e Klodian Rashës: Ju dhashë para, por më thanë se…

13:48 - 16.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë pak ditë më parë ka shkaktuar trazira në vend dhe ka sjellë reagime të shumta. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe reperi i njohur, Noizy. Ky i fundit në një lidhje direkte për emisionin “Ftesë në pesë”, tha se ka vizituar familjen e Klodian Rashës.




Reperi tregoi se familja e të riut nuk ka nevojë për ndihmë financiare dhe paratë do i japin për bamirësi. Përsa i përket protestave të zhvilluara, sipas Noizyt ato kanë devijuar nga qëllimi i tyre kryesor dhe janë bërë politike.

“Unë isha te familja dhe nuk është se kishin nevojë shumë për ndihma financiare, unë thjesht e bëra atë timen. Më shumë si simbol, për t’iu thënë “Të rroni vetë” dhe “Qëndroni të fortë”, për forcën morale siç e kemi zakonin ne malsorët. Edhe pse nuk njiheshim si familje, të paktën të ishim aty. Problemin që kanë ato, ne të tjerët vetëm mundemi ta imagjinojmë. Edhe rrugës kur po shkonim më tha “Imagjino të kesh një djalë të vetëm, të jetë 25 vjeç edhe personi për të cilin ti paguan taksa, për atë person që të ruan ty, ai del dhe të vret, si do ndiheshe ti?”. Nuk ka shpjegim kjo, por gjëja më minimale që unë pres është drejtësia.

Deri në momentin kur gjithçka bëhet me zemër, jam pro protestave. Po shihe Shqipërinë si shtëpinë tënde, do doje ta shkatërroje ti shtëpinë tënde vetëm pse babi yt është gabim dhe e gjithë familja të çohet në protestë? Ka mënyra të tjera, ka mënyra që të bashkohemi të gjithë bashkë. Unë mendoj që protesta u bë politike, me syrin tim ashtu e pashë. Vetëm ditën e parë më është dukur tamam. Mund të jem dhe gabim por në syrin tim ashtu e pashë. Mund të ishte bërë një protestë me 1 milion shqiptarë me qirinj në duar, pa folur fare.

Familja më tha faleminderit që erdhe deri këtu, por ne do i çojmë lekët për bamirësi. Ishin të zotët e vetes, ishin familje fisnike, me nderin e lartë dhe më vjen keq që iu ka ndodhur kjo fatkeqësi”, u shpreh Noizy.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.