Kryesore

Përfitimet e të të fjeturit me çorape gjatë natës

21:12 - 20.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sado e çuditshme të duket, gjumi me çorape mund t’ju ndihmojë për të fjetur më shpejt. Kjo sepse rregullimi i temperaturës është pjesë e domosdoshme e ciklit të gjumit.




Sikurse e dimë, gjumi është një pjesë jetike e jetës së gjithsecilit. Mbi të gjitha, njerëzit kalojnë rreth një të tretën e ditëve të tyre duke fjetur.

Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA thotë se gjumi është thelbësor për funksionimin normal të trurit dhe trupit.

Shumica e njerëzve kanë vështirësi të flenë herë pas here.

Një hile që ata mund të mos e kenë provuar është të flenë me çorapet e tyre.

Gjumi me çorape ka disa përfitime, që ndoshta nuk i dinit:

– Çorapet ju ndihmojnë që t’ju zërë gjumi

Mund të mendohet se mbajtja e çorapeve në shtrat thjesht do ju ngrohë këmbët, por në realitet, ky zakon ndihmon në rregullimin e brendshëm të temperaturës së trupit.

Një studim i vitit 2007 raporton se të rriturit që vishnin çorape në shtrat, flinin më shpejt.

Ngrohja e këmbëve dhe e duarve bën që enët e gjakut të zgjerohen, një përgjigje që quhet vazodilatacion. Kjo çliron nxehtësinë përmes lëkurës dhe ndihmon për të ulur temperaturën e trupit, që nga ana tjetër, i dërgon një mesazh trurit se është ora e gjumit.

Studime në përgjithësi sugjerojnë se lëkura e ngrohtë shoqërohet me një gjumë më të shpejtë.

– Reduktimi i simptomave të Raynaud

Duart dhe këmbët që janë gjatë gjithë kohës të ftohta mund të jenë një shenjë e sëmundjes Raynaud.

Raynaud është një gjendje që prek enët e gjakut në lëkurë. Sulmet zakonisht ndodhin kur një person është i ftohtë ose i stresuar. Gjatë një sulmi të tillë, qarkullimi i gjakut në duar dhe këmbë zvogëlohet.

– Seks më i mirë

Një studim i vitit 2005 zbuloi se çiftet që vishnin çorape në shtrat kishin më shumë të ngjarë të përjetonin një orgazmë gjatë seksit.

Studimi thuhet se hetoi përgjigjet e trurit gjatë seksit dhe zbuloi se këmbët e ftohta i largonin njerëzit. Sidoqoftë, studimi i cituar në raportin e lajmeve ishte i vogël, duke përdorur vetëm 13 çifte.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.