Greqia ka njoftuar rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 842 persona të infektuar, nga të cilët 13 u identifikuan pas kontrolleve në pikat kufitare në hyrje të vendit. Ndërsa 21 persona kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Nga të dhënat, numri i përgjithshëm i rasteve është 153226, nga të cilat 52.1% janë burra. Mosha mesatare e qytetarëve që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë gjithashtu se 283 persona po trajtohen me intubim në spitale.
Shfaq Komentet (0)