Kronikë

Vrasja e Artan Cuku, familjarët do të përfitojnë 1.3 miliardë lekë dëmshpërblim

12:18 - 05.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertët kanë caktuar dëmshpërblimin për familjarët e ish-kryekomisarit të vrarë, Artan Cuku. Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit ngritën një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar dëmshpërblim nga Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme.




Ditën e sotme, gazetarja Klodiana Lala raporton se ekspertët kanë caktuar dëmin prej 130 milionë lekë të reja, që Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme i detyrohen familjes së Cukut.

Kujtojmë se familjarët kërkonin nga institucionet shtetërore t’i dëmshpërblejnë për dënimin pasuror dhe jopasuror që iu ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit. Seanca e radhës në Gjykatën Administrative do të zhvillohet më 8 shkurt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.