Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar në emisionin më të ri në “News 24”, “Dola te Ola”, se lista e Partisë Socialiste është bazuar tek profesionistët e karrierës dhe të rinj që do u jepet shansi të tregojnë veten në politikë. Veliaj tha se ka ardhur koha që fjalët t’ia lënë vendin veprave, si i vetmi produkt i vlefshëm i politikës.
Ai solli shembullin e tj personal se si me kontributin e tij ka ndihmuar që politika të jetë më e mirë, shembull të cilin Veliaj tha se duhet ta ndjekin edhe të rinjtë që do i shtohen listës së PS.
“Kam jetuar në SHBA pastaj në Angli. Kisha dy mundësi: t’i bashkohesha korit të cinikëe dhe të thoja s’bëhet, ose parimi bëje vetë. Pra nëse s’ke besim tek të tjerët atëherë merr dicka përsipër. Më vjen mirë që do kemi shumë të rinj në listat që do dalin nesër, të cilët do kenë një shans për të thënë ja si do e bëja unë politikën,” deklaroi Veliaj.