AKTUALITET

Incidentet në Elbasan/ Policia merr pamjet filmike të kamerave të sigurisë, shoqëron 3 persona

14:40 - 14.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë rreth zonës ku ndodhën incidentet paraditen e sotme, që shoqëruan vizitën e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha me rastin e Ditës së Verës. Mësohet se deri tani policia ka shoqëruar tre persona për përplasjet verbale dhe fizike, ndërsa po identifikohen pjesëmarrësit e tjerë në episodin e dhunshëm përmes pamjeve filmike të kamerave të objekteve në zonën ku ndodhën përplasjet.




Thirrjet “Rama ik” shoqëruan vizitën e kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme, teksa më pas pati përplasje verbale e fizike mes simpatizantëve të të dy palëve. Reagime për incidentet pati dhe nga kreu i PD dhe kryeministri Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.