Kryesore

Mark Marku i kthehet ashpër Ramës: Injorant, i çmendur! Ja sa mandate merr PD në Lezhë

20:43 - 16.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati për deputetë, që kryeson listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Mark Marku, iu përgjigj ashpër deklaratave të kryeministrit Edi Rama.




Duke folur në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, Marku tha se të përdorësh termin reaksionar, siç e ka quajtur Rama, do të thotë të jesh ose injorant, ose i çmendur, ose enverist.

”E vetmja alternativë e Ramës është të shajë. Vetëm po ta analizonit atë cfarë tha ai, automatikisht ai duhet të shkojë të trajtohet në një spital psikiatrik. Mënyra e komunikimit, ajo cfarë tha ai, është krejt e shfazuar. Është turp që një kryeministër komunikon kështu me publikun. Të përdorësh termin reaksionar sot, do të thotë të jesh ose injorant, ose i çmendur, ose enverist. E ka shumë shqetësim Rama atë çfarë kam bërë unë, apo Gjekmarkaj, këto 8 vjet”, tha Marku.

Më tej, Marku u ndal te fushata elektorale e 25 prillit, duke thënë se PD merr katër mandate në Lezhë, madje ka synime për të pestin, duke qenë se është në koalicion me LSI.

“Ne mendojmë mandatin e katërt padiskutim në Lezhë, madje edhe të pestin. Unë nuk dua të flas për kundërshtarët e mi në Lezhë, por Lindita Nikolla ka dështuar si ministre Arsimi dhe u largua me protestat e studentëve. Ishte një dështim total i arsimit. Qeveria e saj ka dështuar në të gjitha objektivat që ka paraqitur para 8 vitesh. Nuk ofron më asnjë alternativë, vetëm zgjatjen e kësaj situate dramatike në vend. Mua ma thonë njerëzit se “nëse fiton PS, do të ikim nga Shqipëria”. Unë ju kam thënë që kjo nuk zgjidhje, pasi duhet të iki qeveria që qeveris keq. Jam i bindur që PD është parti e parë dhe koalicioni është fitues”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.