AKTUALITET

Vrasja e Mond Çekiçit/ Zbardhet dëshmia e banores së lagjes ku ndodhi atentati: Ishte krismë e madhe…

11:01 - 20.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëshmi të reja në lidhje me vrasjen e Edmond Koçit, anëtar i bandës së Durrësit. Ngjarja e rëndë që tronditi lagjen nr.16 dhe mbarë qytetin bregdetar, ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës.




Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanËeb” dëshminë e një zonje që banonte në atë lagje, e cila deklaroi se dëgjoi krisma armësh.

“Dëgjuam krisma, nuk pamë gjë tjetër. Ishte krismë e madhe. Këtu kishte një shtesë dhe mbante pulat se shtëpinë e kishte pak më tutje. Ka dy fëmijë”, tha e moshuara.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:40 ne lagjen nr.16. “Mond Çekiçi” udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin.

Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.