Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka qenë në qendër të vëmendjes për sa i përket jetës së saj private që kur bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan 19 vite më të ri, Keith Groeneveld.
E prekur nga komentet e ndjekësve për moshën, Matoshi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i bën ata të reflektojnë.
“Në një foto disa më shkruajtën: Sa keq po plakesh, je e tmerrshme. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41, e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”
Mirëpo, një koment i futbollistit në foton e Adrianës, ku i bën emojin e një unaze propozimi rrëmbeu të gjithë vëmendjen. “PO”-i është përgjigjur menjëherë Adriana, ndërsa në rrjet kanë nisur menjëherë aludimet.