Argument

Impakti i Covid-19 në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, NJË PERSPEKTIVË RINORE

20:24 - 24.04.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre pjesëmarrës të cilët morën pjesë në punëtorin “Rinia Aktive në Procesin Zgjedhor”, e organizuar nga Wahlbeobachtung/ Election-Watch.EU dhe Rrjeti i Profesionistëve të Rinj/Young Professional Network me mbështetjen e Fondacionit Robert Bosch, kanë kryer një studim mbi ndikimin e Covid- 19 mbi procesin zgjedhor 2021 në Shqipëri nga një perspektivë e të rinjve. Studimi do të vihet në dispozicion pas zgjedhjeve dhe do të sigurojë rekomandime për palët e interesuara elektorale me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin zgjedhor në të ardhmen.
Impakti i Covid-19 në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, NJË PERSPEKTIVË RINORE
Pandemia Covid-19 tashmë ka transformuar jetën tonë dhe shumë procese të tjera qoftë ekonomike, politike apo shoqërore. Koronavirusi ka të ngjarë të transformojë shtylla të tjera të qeverisjes demokratike siç janë proceset zgjedhore. Fusha e këtij studimi do të përqendrohet kryesisht në ndikimet e Covid-19 në Shqipëri, në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare 2021 dhe hulumtimi do të përfshij përdorimin e metodave cilësore dhe sasiore si përdorimin e pyetësorëve dhe rishikimet e literaturës.
Ndërkohë nga informacionet e marra në faqen zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve rezulton se personat e infektuar me Covid-19 nuk mund të votojnë dhe të shprehin qëndrimin e tyre në zgjedhjet paralamentare në Shqipëri pasi mbrojtja e shëndetit është mbi të gjitha. Ditën e zgjedhjeve jashtë qëndrave të votimit do të jenë të afishuara rregullat që duhen ndjekur për të shmangur përhapjen e Covid-19. Gjithashtu në këtë studim është përfshirë përdorimi i pyetësorëve për të patur një kuptueshmëri mbi qëndrimin e të rinjve në lidhje me ndikimin e Covid -19 në procesin zgjedhor. Referuar disa prej gjetjeve te studimit te realizuar me të rinj të 12 qarqeve të Shqipërisë rezulton se nga të gjithë pjesmarrësit në studim, 51% e tyre nuk kanë votuar asnjëherë, 36% e të rinjvë të përfshirë në anketë kanë një besim të ulët në administratën zgjedhore të Shqipërisë për sa i përket paanshmërisë, 79% e tyre nuk do të votonin nëse do ishin të infektuar me Covid-19 dhe 53% e të rinjve të anketuar nuk do të votonin nëse një anëtar i familjes së tyre do të rezultonte pozitiv. 50% e të rinjve të anketuar nuk asnjë informacion nëse personat e infektuar me Covid-19 do të votojnë apo jo në zgjedhjet e 2021 në krahasim me 28% që kanë dëgjuar diçka por nuk kanë shumë informacion. Pjesëmarrësit në studim i janë përgjigjur edhe pyetjeve të tjera lidhur me praktika të tjera të metodave të votimit si dhe perceptimeve të tyre në lidhje me to. Të gjitha këto shoqëruar dhe me informacione të tjera do të jenë pjesë e studimit të plotë për të krijuar një kuptueshmëri më të gjerë në lidhje me ndikimin e Covid-19 në qëndrimin e të rinjve në lidhje me procesin zgjedhor dhe informacionin që ata kanë për situatën aktuale të vendit.
Kjo përmbledhje u punua nga : Bela Gega ,Altin Guberi, Albert Pezaku





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.