Kryesore

Besnik Çinari jep mesazhin e fortë: Më shumë bukë, më shumë kulturë për popullin

13:52 - 02.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Legjenda e humorit shkodran Besnik Çinari erdhi në një rrëfim për ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën, për jetën pas largimit nga teatri ‘Migjeni’ në Shkodër. Besniku nuk ngurroi të jepte këshilla për aktorët e rinj të humorit në Shqipëri. “Unë shoh shumë pak humor tani. Të gjithë janë shumë të mirë, ka të talentuar, por doza e banalitetit është pak e tepruar. Edhe ne kemi e kemi përdorur në kohë tonë, por fjalë me dy kuptime. Humori shkodran nuk e toleron banalitetit.




Një tjetër gjë që doja të theksoja është mungesa e shkrimeve, aktorët e rinj të humorit nuk shkruajnë vetë, dhe gjatë do jetojnë vetëm ata që arrijnë t’i bëjnë shkrimet vetë”- u shpreh Çinari I pyetur për aktualitetin politik në vend aktori nuk i kurseu kritikat duke dhënë dhe një mesazh për politikën në vend. “Është mërzitur shumë populli, nuk duron dot më. Mbaruan zgjedhjet, rri bëj opozitë tani, prit 2 vjet dhe nëse s’ja del jep dorëheqjen. Por akoma se kemi ne si vend kulturën e formimit të shtetit. Dua ta mbyll këtë bisede me një mesazh: Më shumë bukë, më shumë kulturë për popullin shqiptarë”- u shpreh Çinari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.