Kosova

Vjosa Osmani: Liria e shtypit, kusht për funksionimin demokratik të shoqërisë

13:39 - 03.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka nxitur gazetarët që të hulumtojnë, të sigurojë prova të vërteta duke i cilësuar këto si kauza të të gjithëve. Osmani shkruan se liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe liria e shtypit.




Postimi i plotë:

“Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua ta shprehë konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme.

Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë. Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon.

Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.