OPINION

Dhuna ndaj femijëve vjen shpesh nga mungesa e informimit, por edhe e ndëshkimit me ligj ndaj dhunuesve

11:12 - 20.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhoi Jakaj




Po sjell një shkrim dhe njē thirrje për Ministrine e Drejtësise dhe Televizionet Shqiptare

Nevoja për ngritjen e gjykatës së të miturve, me gjyqtar, avokat dhe psikolog të specializuar për të zbatuar me përpikmëri legjislacionin aktual nē mbrojtje të të abuzuarve me numer shumë të lartë në Shqipëri.

•Ditët e fundit jemi njohur me dy raste dhune, të një vajze 15 vjeçare në zonat e veriut Shqipërisë ku abuzimi ishte në grup. Si edhe të një djali 13 vjeçar nga pogradeci i abuzuar prej komshiut të tij.

•Dhuna kundër fëmijëve ndodh në të gjitha vendet, qofshin ato të pasura apo të varfëra, por në vendet e varfra ajo dyfishohet sepse gjen terren edhe për shkak të skamjes, femijet në adoleshencë bien pre e të rriturve për një telefon, apo një send çfardo material ?

•Nuk ka një faktor por dhjetra që luajnë rol të rëndësishëm, siç është papunësia e prindërve e pamundësia për t’u sguruar të ardhura dhe arsimim,interneti, varfëria, alkooli,keqpërdorimi i drogës, largësia e shkollave në zonat rurale, heshtja e stafit arsimor në vende të vogla për të denoncuar abuzimin e ndodhur në rrethet ku jetojnē fëmijët, problemet të shëndetit mendor etj etj.

•Dhuna prek të gjitha kategoritë e fëmijëve pa marrë parasysh personalitetin e tyre, prejardhjen, etnitetin, arsimimin, gjininë apo moshën.

•Disa kategori të fëmijëve janë posaçërisht të rrezikuara nga dhuna, siç janë fëmijët që jetojnë dhe punojnë në rrugë, fëmijët nga minoritetet etnike apo fëmijët me paaftësi, si edhe fëmijet në zonat rurale ku ka emigruar shoqëria dhe kanë mbetur pak familje.

•Fëmijët mund t’i nënshtrohen dhunës seksuale dhe fizike në mjedise të ndryshme, shtëpi, shkollë, komunitetet, vendet e punës dhe institucionet e banimit.

•Disa prej rasteve të dhunës të përjetuara nga fëmijët mund të jenë nga të panjohur, por në shumicën e rasteve fëmijët e përjetojnë dhunën nga njerëzit që i njohin dhe iu besojnë, siç janë prindërit, të afërmit, mësuesit, i dashuri/e dashura, shokët e shkollës dhe punëdhënësit.

Ja disa forma dhune!

1- Dhuna fizike , si goditja me shpullë, goditja, grushtimi dhe forma të tjera të përdorimit të forcës

2- Dhuna seksuale , ngacmimi seksual, keqpërdorimi seksual, dhunimi ose shfrytëzimi seksual në prostitucion ose pornografi dhe forma të tjera po përhapet frikshēm, nga të dhënat e Unicef një në 5 fëmijë çdo muaj abuzohet seksualisht, mendoni sa frikshëm po perhapet kjo lloj dhune.

3- Dhuna psikologjike, ofendimi, kërcënimi, poshtërimi, sharja, izolimi, bullizimi

4- Neglizhenca e një prindi ose kujdestari t’iu sigurojë fëmijëve kujdesin dhe mbrojtjen që kanë nevojë, siç është streha, ushqimi, veshmbathja dhe kujdesi shëndetësor.

5- Abuzimi emocional i cili godet psikikën e fëmijës, ku viktima e sheh veten si të pavlerë për dashuri dhe afeksion nga familja. Fëmijët që në mënyrë të vazhdueshme ndjehen të turpëruar, të poshtëruar, të terrorizuar ose të papranuar nga të afermit brenda familjes si gjysherit, prinderit, motrat apo vellezërit më të rritur vuajnë po aq, ose edhe më tepër, sesa ç’mund të vuanin nga abuzimi fizik.

Pasojat që sjell dhuna seksuale dhe fizike

1- Sjellje që nuk i kishte më parë, depresion, ankth dhe deri përdorim i drogës dhe alkoolit.
2-Shtatzani të padëshirueshme,
3-Diskriminim dhe vështirësi për të shkuar në shkollë.
4-Pasoja psikologjike dhe çrregullime në të ngrënë.
5- Efekte të tjera si mungesa gjumi, në mosushqyerje, ndjenja të turpit,
6-Ndryshime neurobiologjike.Vonesa në zhvillim.
7-Zemërim, agresivitet, vetëvlerësim i ulët. 8-Dëshira për të qendruar vetëm në shtëpi apo për t’u larguar nga shtëpia.
9. Mospranim i ndihmes as nga prindërit as nga psikologet, frikë dhe mosbesim
10.Mendime vetëvrasëse dhe tentativë për vetëvrasje

Dhuna seksuale mund të ndikojë në jetët e fëmijëve edhe shumë vite më vonë,

•Të drejtat e fëmijëve, siç është e drejta për një fëmijëri të sigurt dhe mbrojtje kundër të gjitha formave të dhunës, janë të përfshira në Konventën e të drejtave të fëmijëve.

Në mënyrë që të zvogëlohen sado pak përmasat dhe të parandalohet dhuna kundër fëmijëve në të ardhmen, është me rëndësi të përfshihemi në një dialog të hapur rreth formes së dhunës që i lëndon fëmijët dhe këtu duhet perfshirë:
Trinomi Familje- Shkollë- Instancat Shtetërore që merren me mbrojtjen e fëmijëve ndaj dhunës.

Me shumë rëndësi është zbatimi i rreptë i ligjit ndaj dhunuesve seksuale.

Thirrje dhe apel Ministria e Drejtësisē

1-Të bëhet nxitëse e përmirësimit të legjislacionit por me teper të kërkojë zbatimin e legjislacionit ekzistues në mbrojtje të të drejtave dhe mirëqënies së fëmijëve, sidomos nga sistemi gjyqesor, të dënohen ashper abuzuesit brenda dhe jashtë familjes.

2-Të trajnojë gjykatësit rreth problemit të abuzimit të fëmijëve, trajtimit të tyre, si dhe të miratojë procedura standarte për trajtimin e fëmijëve gjatë procesit gjyqësor dhe mbrojtjes së të dhënave personale të adoleshentëve të abuzuar

3-Të punësojë më shumë punonjës socialë dhe psikologë pranë sistemit gjyqësor dhe instancave shtetërore që mbulon Ministria e drejtësisë.

4-Të ndihmojë në krijimin dhe zgjerimin e rrjetit të shërbimeve për trajtimin dhe rehabilitimin e fëmijëve të abuzuar dhe familjeve të tyre.

5-Të njohë, liçensojë dhe mbeshtesë shërbimet e shoqërisë civile për fëmijët e abuzuar

Apel dhe thirrrje medias vizive dhe asaj të shkruar.

1-Të marrë një rol më aktiv për propogandimin mënyrave civile dhe të qytetëruara për edukimin dhe rritjen e fëmijëve, si edhe të krijojë hapësira për prezantimin e modeleve pozitive të prindërimit. Si mbrohet një fëmijë branda në familje.

2-Më shumë hapësirë për mendimin e specialistit lidhur me edukimin dhe trajtimin e fëmijëve, jo thjesht emisione që tregojne si u abuzua me një fëmije e të ftojnë në studio ose online prindërit e të afërmit e fëmijës së abuzuar sepse kjo sjell më shumë dëm se dobi

3-Të monitorojë më me kujdes emisionet, programet , klipet, dhe diskutimet për fëmijët duke eleminuar skenat e dhunshme, që gjenerojnë po dhunë.

4-Të luajnë një rol aktiv në nxitjen për përmirësimin e politikave dhe legjislacionit për ndalimin e përdorimit të dhunës ndaj fëmijëve.

5-Bordet e televizioneve të miratojnë emisione me “Kode të forta Etike ” por edhe të akordojnë fonde për kujdesin dhe rehabilitimin e fëmijëve të abuzuar sepse kjo i shërben tërë shoqërisë shumë se emisionet politike.

Po e mbyll me 3 thënie drejtuar prindërve.

“Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër”

“Nuk ka nevojë më të madhe për fëmijërinë sesa mbrojtja prindërore”

“Për sa kohë që ka fëmijë të uritur,rreth tyre ekziston rreziku i madh për ti përdoruar dhe dhunuar”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.