Kryesore

Eva Murati feston ditëlindjen ,shumë urime për vajzën e sukseseve

11:40 - 26.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eva Murati, bukuroshja e ekranit mbushi 26 vite jetë dhe në rrjete sociale priti urimet më të bukura nga miqtë e dashamirësit.Kjo duhet të jetë një ndër ditëlindjet më të bukura për Evën, e cila ka qenë së fundmi kryefjala e rrjetit pas pjesëmarrjes në emisionin italian “Tiki Taka”.




Moderatorja shqiptare rrëmbeu vëmendjen e gjithë italianëve me elegancën e saj dhe jo vetëm, teksa ishte e ftuar në emisionin sportiv së bashku me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini. Teleshikuesve italianë ju pëlqeu edhe harmonia televizive që Eva kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventus-it.

Eva tregoi më herët se kishte firmosur një kontratë shumë të rëndësishme në Itali me një kompani menaxhimi.

“Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emision, mua mu tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më. Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur”, u shpreh Eva.

Kur u pyet nëse do e lërë Shqipërinë pas firmosjes së kësaj kontrate, moderatorja tha:

“Jo nuk mund ta them që do e lë, puna ime këtu në Shqipëri është shumë e rëndësishme dhe padyshim unë ndihem shumë mirë me gjithë karrierën time që kam ndërtuar këtu, po pse jo këto vajtje ardhjet më pëlqejnë shumë aq më tepër në televizionin italian.

“Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo”, tregoi Eva më tej për këtë kontratë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.