Kryesore

Kim Kardashian rrëfen arsyen që e çoi drejt divorcit me Kanye West

10:44 - 11.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familja Kardashian-Jenner po i jep fund serialit të tyre të famshëm dhe tashmë ato kanë nisur të rrëfejnë çdo gjë nga jeta e tyre personale.




Së fundmi, Kim Kardashian ka treguar se cila ka qenë arsyeja që vendosi të zyrtarizonte divorcin e bujshëm me Kanye West.

”Asnjëherë nuk kam menduar se isha e vetmuar. Gjithmonë kam menduar se isha shumë mirë. Mund të kem thjesht fëmijët e mi dhe lëvizjet e bashkëshortit tim nga vend në tjetrin dhe unë jam në këtë rrugëtim me të. Dhe isha shumë në rregull me këtë gjë.

Por pasi bëra 40 vjeçe këtë vit, kuptova se jo. Nuk e dua një bashkëshort që jeton në një shtet komplet tjetër. Mendova ‘kështu shkojmë më mirë’, por më vonë kjo ishte e trishtueshme për mua. Dhe kjo nuk është ajo që dua”, i ka treguar Kim nënës së saj Kris Jenner.

Kim ka shtuar se tashmë nuk do të nxitojë më në marrjen e vendimeve të mëdha apo ndryshimeve në jetën e saj dhe se dëshiron të punojë në përmbushjen e vetvetes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.