Kronikë

U kap duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, pranga 40-vjeçarit në Gjirokastër

09:27 - 14.06.21 gsh

Një 40-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.



Në pranga nga policia kufitare  Kakavijë, në bashkëpunim me FRONTEX dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve u vu A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë.

40-vjeçari u kap në vendin e quajtur “Ura e lumit” duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.