Kryesore

“Tek Italia ka shumë entuziazëm”, Ledian Memushaj në “EUROMANIA”: Dallimi mes Kombëtares së De Biazit dhe të Edi Rejës

11:30 - 06.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “EUROMANIA” në News 24 me moderatoren Daljana Sejdia ishte futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj i cili në një lidhje “Skype” foli për sfidën Itali-Spanjë, për lojtarët aktualisht të Kombëtares dhe për aventurën e Imobiles, Verratit dhe Insinjes kohë më parë tek Peskara ku Memushaj ndodhet kapiten i asaj skuadre:




Italia – “Ka shumë entuziazëm për Italinë. Kur filloi Europiani edhe unë nuk e mendoja që do të shkonte kështu, por tani Italia është e kompletuar. Falë trajnerit Mançini me stërvitjet dhe vitet e errëta që kanë kaluar tani, e gjitha kjo është falë Mançinit.

Ka një identitet loje të bukur Mançini sepse ka krijuar frymë për ata që aktivizohen në formacion ose jo. Kielini-Bonuçi janë dyshja e mbrojtjes më e mirë në botë. Lojtari më i fortë tek Italia është Verrati. Sfidën e vendos grupi i Italisë, mendoj se aktualisht Italia është më e fortë se Spanja.”

Shqipëria – “Kam parë që Shqipëria ka të rinj të fortë dhe do të dalin akoma të rinj të fortë. Edi Reja sipas meje ka bërë një punë të mirë, De Biazi ka pasur grupin ndërsa tani Kombëtarja ka talentet.”

Talentet e nxjerrë nga Peskara – “Verrati, Insinje dhe Imobile kanë qenë tek ne më parë, flitet tek Peskara dhe krenohen për këtë fakt. Dukej që tek Peskara forca e tyre, që kur ishin të rinj.”

Lojtarët e rinj në Kombëtare – “Lojtarët që kanë tani në Kombëtare i duhet pak eksperiencë sepse janë talente dhe janë me më kualitet se unë dhe se ato lojtarë që kanë luajtur, vetëm sepse i duhet pak eksperiencë.”, deklaroi Memushaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.