Kryesore

Nga Mykonos në Sardenja, kush janë personazhet shqiptare që po pushojnë në ishujt luksozë

13:03 - 07.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gusht, temperatura mbi 40 gradë! Për çfarë tjetër mund të mendojmë përveç se për plazhin dhe për pushimet. Jemi në muajin e pushimeve dhe duket se shumica e personazheve të famshëm tashmë janë zyrtarisht me pushime. Ne kemi zgjedhur t’ju sjellim disa prej tyre. Çuditërisht të shumtë kanë qenë ata që në këto pushime kanë zgjedhur Mykonosin. Natyrisht që ka pasur nga ata që si gjithmonë kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të provokuar me fotot e tyre buzë detit




BLENDI FEVZIU

Pushimet për moderatorin kanë nisur herët. Pasi ka eksploruar disa shtete dhe qytetërime, Fevziu duket se gjeti kohë të vizitojë edhe ishullin grek. Në rrjetet sociale ai ka postuar foto nga Mykonos, por ka zgjedhur të mos zbulojë se me kë po i kalon këto ditë. Natyrisht që kjo është vetëm njëra nga ndalesat e gazetarit, që njihet si një nga aventurierët më të spikatur

Oriola Marashi

Kjo verë e ka gjetur beqare Oriolën. Modelja duket se ka vendosur të arratiset me shoqërinë në Mykonos, ku nuk kishin sesi të mungonin pozat “hot”. Në “Instagram” ajo ka publikuar foto ku shfaqet seksi, apo edhe foto toples. Dhe sigurisht që Oriola ishte padyshim një ndër pushueset më seksi të ishullit

Alesia Bami

Pasi mbylli një sezon të ngjeshur me “Procesi Sportiv”, duket se edhe Alesia vendosi të pushojë në Mykonos. Prezantuesja nuk ka zgjedhur të ndajë shoqëruesin e saj në këto ditë të nxehta, duke u mjaftuar vetëm me pozat “hot” nga vendi luksoz ku po kalon pushimet e saj.

Ermal Mamaqi e Amarda Toska

Edhe çifti i mirënjohur ka nisur pushimet e tyre familjare. Së bashku me ta janë pa diskutim edhe dy fëmijët e tyre. Ami dhe Ermali kanë zgjedhur një nga resortet më të famshëm në Turqi për të kaluar një javë relaksi. Nuk kanë munguar as fotot nga këto pushimi, që duhet thënë ky çift i meriton pas sezonit të ngjeshur që ka pasur.

Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta këtë verë ka ardhur ndryshe. Pasi ka humbur disa kilogramë, këngëtarja shfaqet edhe më në formë teksa pozon me bikini. Menjëherë pas dasmës së saj në anije, ajo dhe bashkëshorti kanë zgjedhur të pushojnë si një muaj i dytë mjalti. Një ndryshim tjetër që na tërhoqi vëmendjen ishte dhe ndryshimi i “look”-ut, ku duhet thënë se edhe si brune, Rezarta duket një yll.

WhatsApp Image 2021-08-07 at 12.57.06 (1) WhatsApp Image 2021-08-07 at 12.57.06 WhatsApp Image 2021-08-07 at 12.57.04 WhatsApp Image 2021-08-07 at 12.57.09 (1) WhatsApp Image 2021-08-07 at 12.57.09 WhatsApp Image 2021-08-07 at 12.57.08 (1) WhatsApp Image 2021-08-07 at 12.57.08 WhatsApp Image 2021-08-07 at 12.57.07
<
>

Françeska Jaçe

Vera për Françeskën ka nisur herët. Duket se modelja ka vendosur të pushojë gjatë këtë sezon dhe me atë rast nuk i kursen as fotot “hot” në rrjetet sociale. Këtë herë ajo ka zgjedhur një nga ishujt më të famshëm në botë, Sardenjën. Sigurisht që si gjithmonë, ajo nuk na e ka zbuluar fatlumin apo fatlumen që e shoqëron në këto ditë të nxehta vere.

Armina Mevlani

Pushime edhe për Arminën. Blogerja ka gjetur kohën që të arratiset në këto ditë gushti për të shijuar pushime të qeta. Nuk dihet ende nëse me të është edhe i fejuari saj, Shkëlzen Berisha, pasi në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur të postojë copëza nga këto ditë vere, por pa na zbuluar destinacionin, apo shoqëruesin e saj.

Adrola Dushi

Prej vitesh modelja jeton dhe punon në SHBA, por duket se vera e gjen gjithnjë në vendin e saj. Adrola është kthyer edhe këtë sezon për të shijuar ditët e nxehta në jug të vendit. Ajo ka vendosur t’i alternojë pushimet, mes ditëve me shoqërinë dhe ditëve që kalon me djalin e saj, Troin. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto me bikini ku duhet thënë, është padyshim një nga bukuritë më të spikatura shqiptare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.