Kryesore

“Me ty po jetoj përrallë…” Modeli italian dedikime dashurie për shqiptaren

18:30 - 07.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erjona Sulejmani, modelja shqiptare, prej disa kohësh është duke shijuar lidhjen e dashurisë me modelin italian Alessandro Basciano.




Ajo e ka bërë publike lidhjen disa kohë më parë nëpërmjet disa fotove të publikuara në rrjete sociale, ku shfaqej krahë Bascanos.

Ndonëse kemi pasur deri më tani, dedikime dhe foto nga shqiptarja, tanimë, ka ardhur dhe dedikimet e dashurisë nga modeli. Ai ka publikuar një foto ku shihen bashkë në rrjete sociale dhe shkruan vargjet e një kënge të njohur italiane, të titulluar Favola.

“Tani do t’ju tregoj një histori që

Do ta keni të vështirë ta besoni

Sepse bëhet fjalë për një princeshë

Dhe i një kalorësi i cili

Duke hipur në kalin e tij të bardhë

Ai hyri në pyll

Duke kërkuar për një ndjenjë

Që të gjithë e quanin dashuri ”

Përrallë…”, ishin vargjet qe zgjodhi Alessandro per te pershkruar dashurine me Erjona Sulejmanin,

Kjo është lidhje e parë publike e Erjona Sulejmanit pas ndarjes së saj nga futbollisti Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë.

Pas divorcit, ajo se deklaroi se kurrë s’do lidhej me një futbollist sërish dhe e ka mbajtur fjalën, pasi tani është në krah të djalit mjaft të njohur në botën e televizionit Italian.

32-vjeçari Alessandro Basciano gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.