Kryesore

North West qenka kopje e njërës prej tezeve të saj dhe ne nuk e paskemi vënë re fare!

17:55 - 10.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kim Kardashian ka nisur të gjejë ngjashmëritë e fëmijëve të saj. Njëri nga ndjekësit e saj ka vënë re se Saint duket njësoj si babai i tij, Kanye West. Por Kim nuk ka rënë dakord dhe është shprehur se vogëlushi ngjason më shumë me të.




“Vërtetë? Njerëzit e thonë këtë gjë gjithë kohës! Pse mendoj unë se ai është binjaku im???”, u përgjigj Kim.

Një fans tjetër shtoi se North dhe Saint janë përzierja perfekte e Kim dhe Kanye.

“Chi është binjaku yt dhe Psalm është Kanye”, është shprehur ai.

Kim ra dakord me këtë pohim, duke u shprehur: “Ke të drejtë!”.

Ndërsa një tjetër vuri në dukje faktin se vajza e madhe e Kim dhe Kanye, North ngjason shumë me motrën e yllit të televizionit, Kourtney-n.

“Disa njerëz thonë se North është binjake e Kourtney-t”, shkroi një person.

“Tani për këtë gjë bie dakord plotësisht!!!”, u përgjigj Kim.

Kujtojmë se Kim dhe Kanye kanë 4 fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kim plotësoi kërkesën për divorc nga Kanye West në muajin shkurt. Ata të dy janë të ndarë, por kanë treguar se vazhdojnë ende ta mbështesin njëri-tjetrin. Kim mori pjesë së fundmi në të dyja eventet për albumin e ri të Kanye West, Donda. Madje ajo zgjodhi të vishej njësoj si ish-bashkëshorti i saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.