Kryesore

Mezi po pret të bëhet motra e madhe! Ja si reagoi Stormi kur mësoi për shtatzëninë e Kylie-t!

11:20 - 23.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kylie Jenner do të bëhet sërish nënë! 24-vjeçarja është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë me dashurinë e saj, Travis Scott, konfirmojnë burime të sigurta  ekskluzivisht për prestigjiozen “Page Six”.




Dyshja janë prindër të 3-vjeçares Stormi, ndërsa Jenner ka qenë gjithmonë e hapur dhe ka shprehur dëshirën për të pasur një vëlla ose motër për vogëlushen e tyre.  Mesa duket dëshira iu plotësua dhe familja e tyre po zgjerohet!

Por, e dini cila është më e lumtura nga të gjithë? E vogla Stormi!

Kur ka mësuar se Kylie është shtatzënë dhe do t’i sjellë në jetë një motër ose vëlla, ajo ka fluturuar nga gëzimi.

Stormi është shumë e lumtur dhe mezi po pret të bëhet motra e madhe. Madje, ajo kërkon të prekë barkun e Kylie-t për të ndjerë bebushin brenda tij.

“Stormi është e vetëdijshme që po vjen një tjetër fëmijë dhe është shumë e gëzuar. Ka nisur të bëjë shumë pyetje dhe dëshiron të prekë barkun e Kylie-t.”- ka treguar një burim.

Pas ulje ngritjeve në marrëdhënien e tyre, Kylie Jenner dhe Travis Scott në muajin qershor kanë zyrtarizuar ribashkimin.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Travis, pasi bëri një deklaratë super romantike për “gruan e tij” (ashtu siç ai e quan Kylie-n) para miliona ndjekësve.

Teksa ishte duke marrë një çmim në Parsons Benefit, Travis konfirmoi se vazhdon ende të jetë i dashuruar me Kylie Jenner. Në fund të fjalimit të tij ai përshëndeti publikisht partneren dhe vogëlushen e tyre, Stormi.

“Stormi, të dua dhe grua, të dua”, u shpreh Travis dhe kaq u desh që të pranonte hapur rikthimin me Kylie Jenner.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.