BOTA

Presidenti i Turqisë, Erdogan viziton Bosnjën më 27 gusht

20:00 - 23.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Bosnje e Hercegovinën më 27 gusht, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Presidenca e Bosnjës. Takimi me anëtarët e Presidencës së këtij vendi është planifikuar për të njëjtën ditë.




Anëtarët e Presidencës: Zhelko Komshiq, Shefik Xhaferoviq dhe Millorad Dodik janë takuar me presidentin turk në Ankara në mes të marsit, kur edhe është nënshkruar Marrëveshja për ndërtimin e autostradës Sarajevë-Beograd. Në fillim të majit, në Bosnje ka qëndruar edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavushoglu, i cili është takuar me tre anëtarët e Presidencës së Bosnjës.

Atëbotë, Cavushoglu ka thënë se Turqia do të punojë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të rritur investimet turke në Bosnje. Presidenti turk ka qëndruar për herë të fundit në Bosnje në korrik të vitit 2019, kur ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.