Kosova

Kurti: BE duhet mbrojtur e përkrahur, me anëtarësimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor kufiri i jashtëm do të jetë më i sigurt

17:47 - 01.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi në Forumin në Bled se Bashkimi Europian duhet të mbrohet e përkrahet nga ata që synojnë të bëhen anëtarë.Kurti thotë se nga njëra anë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kryejnë reformat, por edhe BE duhet të kryejë reforma në sistemin vendimmarrës.




Sipas tij, me anëtarësimin e 6 vendeve të rajonit, kufiri i jashtëm i BE do të zvogëlohej dhe do të ishte më i sigurt.

‘’Kosova ka isntitucione të qëndrueshme. Tre kandidatët kryesorë në listën tonë fituese drejtojnë tre institucionet kryesore, znj.Presidente, kryetari i Kuvendit dhe unë. Rezultatet demokratike të zgjedhjeve demokratike sollën dhe efekte ekonomike. Për 7-mujorin e këtij viti krahasuar me vitin ek aluar eksportet u rritën me 63%, biznesi me 30% dhe të ardhurat e administratës me 28%.

Parashikojmë 6.9% të ekonomisë për këtë vit. Ne asnjëherë nuk diskutojmë për BE apo NATO, duam të bëhemi shpejt anëtarë. BE duhet mbrojtur e përkrahur, për këtë qëllim të kryejmë reformat në vendet tona, në të njëjtën kohë të ecim dhe me zgjerimin e BE. Zgjerimi i jashtëm dhe reformat e brendshme në vendet tona shkojnë krah për krah. Besoj se duhet të ketë dhe reforma në sistemin vendimmarrës të BE. Hapa të guximshëm do e bëjnë më të mundur që këto gjëra të bëhen.

Kemi pritur 2 mijë afganë ën Kosovë, jemi vend i varfër por kur bëhet fjalë për çështje humanitare nuk pyesim pse, po të themi si. Partneriteti me SHBA është i rëndësishëm. Besoj se përfshirja e 6-shes të Ballkanit Perëndimor të BE do të ket 2 përfitimi, kufiri i jashtëm i BE do të zvogëlohet me mijëra kilometra, ne nuk jemi fqinjë me BE, ne rrethohemi nga BE. Kufiri i jashtëm nga siguria do të bëhet më i vogël ,do të jetë më mirë.

Një në tre qytetarë të 6 vendeve të rajonit nuk banon në këto vende. Banojnë në BE vende kryesisht perëndimore. Përfshirja në BE, kombet e diaspora jonë do të jetojnë në të njëjtën hapësirë. Në Kosovë, mbi 20% e PBB bëhet nga dërgesat e diasporës. Faleminderit shumë. ‘’- tha Kurti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.