Kosova

Kryeministri Rama nis vizitën zyrtare në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Albin Kurti

09:12 - 27.09.21 Gazeta Shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën në Prishtinë. Menjëherë sapo ai është kthyer nga Nju Jorku ka shkuar në Kosovë.



Kreu i shtetit shqiptar u prit nga homologu i tij, Albin Kurti me një ceremoni shtetërore.

Pas këndimit të himneve të të dyja shteteve, dy kryeministrat u takuan me delegacionet përkatëse.

Vizitës së kryeministrit Rama ne Prishtinë i kanë paraprirë zhvillimet në veri të Kosovës, pjesë kjo në të cilën Qeveria Kurti ka dërguar Njësitin Special që të menaxhojë situatën pas tensioneve të protestuesve serbë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Vizita e Ramës vjen pas ftesës që i bëri Albin Kurti kur e uroi për zgjedhjen si kryeministër i Shqipërisë për herë të tretë.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.