Kosova

Kosova regjistron 42 raste të reja me koronavirus, 2 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19

15:27 - 01.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se të premten janë regjistruar dy viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 42 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 3.472 mostrave.




Këto shifra nënkuptojnë se 1.2 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Sipas autoriteteve 409 persona janë shëruar derisa mbi 2.559 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.955 persona kanë vdekur. Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 541.431 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 802.225 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 1 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 30.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.