SPORT

Rrezikon të largohet falas/ Lazio josh Strakoshën, i ofron rinovim të kontratës

10:04 - 07.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thomas Strakosha ka humbur jo pak nga shkëlqimi i dikurshëm, mbi të gjitha ka humbur statusin e tij si titullar tek Lazio. Portieri kuqezi po aktivizohet vetëm në Europa League ndërsa në Serie A, Pepe Reina mbetet preferencë e parë e trajnerit Sarrit. Ky është një vit jo i lehtë si për Strakoshën ashtu edhe për Lazio, është viti kur portierit shqiptar i skadon kontrata, qershor 2022. Strakosha kërkon më shumë minuta për të vërtetuar se sa vlen ndërsa Lazio në rastin më të keq është e detyruar të aktivizojë portierin për të rritur vlerën e tij në tregun e transferimeve. Lazio nuk dëshiron kurrsesi të humbas falas portierin që Igli Tare e zbuloi dhe i kthye në diamant, për këtë arsye dëshirojnë që Strakosha të rinovojë kontratën e tij aktuale.




Sipas mediave italiane, Lazio i ka ofruar Strakoshës një kontratë të re me përmirësim të pagës deri në 1,5 milionë euro por kërkesa e portierit është 2 milionë euro në vit. Diferenca nuk është shumë e madhe me palët që mund të gjejnë një kompromis për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre, në të kundërt Strakosha mund të largohet pasi ofertat për të nuk mungojnë, për më tepër që në verë është një operacion me kosto zero.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.