Kryesore

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Hungarisë, konfirmohen dy lëvizje të trajnerit Reja

20:16 - 09.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrojtje me pesë dhe dy shkatërrues në fushë që nga minuta e parë, por me shpresën te kundërsulmet e shpejta për ta befasuar Hungarinë. Trajneri e ka ndarë mendjen për Endri Çekiçin dhe Myrto Uzunin nga minuta e parë.




Reja ka lënë në stol Nedim Bajramin dhe Rei Manajn, pavarësisht se me ata nisi të bënte prova me formacionin në stërvitjet e para të javës në Durrës. Me sa duket, italiani ka kuptuar se gjendja e mesfushorit të Empolit dhe sulmuesit të Spezias nuk është më e mira.

Me kapitenin Berisha në portë, mbrojtja do të jetë me Hysajn në krahun e djathtë dhe Trashin në të majtë. Tri qendrat janë Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshti. Skema bëhet 5-3- 2 në momentin që kuqezinjtë mbrohen, ndërsa kur kanë topin, kthehet në 3-5-2.

Strategjia është e qartë, Shqipëria do të presë hungarezët, që sipas asaj që ka parashikuar Reja për kundërshtarët, do të hapen në kërkim të golit dhe natyrisht do të lënë hapësira mbrapa. Në këto kushte, cilësitë e Çekiçit, Uzunit dhe bomberit Cikalleshi do të shfrytëzohen maksimalisht.

Nëpërmjet një video në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbuluar fanellat me të cilat Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Hungarisë, si dhe numrat që futbollistët do të mbajnë mbi shpinë.

Vlen të theksohet fakti se Shqipëria, do të zbresë në fushë me fanellën e tretë, atë ngjyrë gri, teksa mesfushori Nedim Bajrami, do të mbajë veshura fanellën me numrin 22, në mungesë të Amir Abrashit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.