AKTUALITET

Aksident në Levan-Tepelenë, makina me 3 anëtarë të një familjeje del nga rruga dhe përfundon në kanal

10:10 - 10.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull. Mësohet se një automjet në të cilin udhëtonin tre persona të një familjeje, është përmbysur në kanal.




Bëhet me dije se të aksidentuarit janë nga qyteti i Korçës, me banim në Sarandë. Po të njëjtat burime kanë bërë me dije se destinacioni i tyre ishte Vlora. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Të lënduarit morëm ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan. Nga ana e bluve pohohet se shkak i daljes nga rruga të mjetit ka qenë lagështira nga reshjet e orëve të fundit. Ky është një aks ku aksidentet rrugore nuk kanë munguar e kjo pasi mungojnë mbi e nën kalimet, ndërsa automjetet lëvizin edhe me shpejtësi tej normave të lejuara, duke u kthyer shpesh në burim aksidenti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.