Kryesore

Kanella, erëza e shkëlqyer për diabetikët

08:45 - 15.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanella është një erëz e shkëlqyer për shëndetin e njeriut dhe veçanërisht për diabetikët. Ajo ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës (sa më e madhe të jetë ndjeshmëria ndaj insulinës, aq më pak sasi insulinë kërkon trupi), pengon luhatjet e glukozës në gjak. Kanella bëhet kështu një erëz e domosdoshme për njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2. Kjo sëmundje kompromenton mënyrën se si organizmi i kundërpërgjigjet hormonit të insulinës. Për pasojë, metabolizimi i karbohidrateve bëhet anormal, ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak rriten. Sipas ekspertëve, kanella mund të imitojë insulinën dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj këtij hormoni. Qelizat i përgjigjen më mirë insulinës dhe transporti i glukozës është më i lehtë. Kësisoj, kanella është një kurë natyrale jo vetëm për diabetikët, por edhe për njerëzit e prekur nga faza fillestare e sëmundjes. Shkencëtarët shpjegojnë se pas ngrënies së ushqimit, sidomos të karbohidrateve, nivelet e sheqerit në gjak rriten ndjeshëm. Luhatjet në nivelin e sheqerit në gjak rrisin rrezikun e diabetit dhe stresit oksidues. Sipas të dhënave të “AgroWeb.org”, konsumi i kanellës bashkë me ushqimet e pasura me karbohidrate mund të ngadalësojë ritmin e zbrazjes së stomakut nga ushqimi. Ata besojnë se kanella bllokon enzimat tretëse që shpërbëjnë karbohidratet, duke ulur sheqerin në gjak pas ngrënies së ushqimit. Kanella është e dobishme në luftimin e inflamacionit, një nxitës i diabetit. Antioksidantët që përmban kjo erëz luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë stres oksidues  dhe përbëjnë pikënisjen e inflamacionit. Përpos diabetit, kanella pengon edhe shfaqjen e sëmundjeve të tjera, që kanë lidhje me diabetin, siç janë sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundja e Alzheimerit.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.