Kronikë

Zjarr i qëllimshëm në kontejnerët e mbetjeve në Elbasan, tymi dhe flaka mbulojnë zonën

19:40 - 24.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zjarr i qëllimshëm iu është vënë disa kontejnerë të mëdhenj mbetjesh në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Nga djegia për disa orë gjatë pasdites së mërkurë të mbetjeve të një rrobaqepësie dhe të një fabrike letre është krijuar një situatë katastrofike mjedisore.




Era e keqe dhe retë e dendura të tymit kanë mbuluar dhe janë përhapur në një zonë të konsiderueshme duke alarmuar banorët e zonës.Automjetet e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë punuar disa orë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit që krijoi një ndotje mjedisore alarmante.

Ndërkohë që nuk është bërë e qartë se kush janë subjektet që mbetjet nuk i transportojnë në inceneratorin e Elbasanit që e kanë fare pranë bizneseve ku kryejnë aktivitetin e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.