AKTUALITET

Imami del kundra ‘Reality Show’: Duhet të mbyllen, degjeneruese, terrorizuese

09:45 - 06.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Imami nga Deçani, Naser Tolaj i ka cilësuar degjeneruese dhe shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri.




Reagimi i Tolajt vjen duke marrë shkas nga një episod ku dy vajza u përplasën fizikisht në emisionin “It’s my love”, që transmetohet në një televizion në Kosovë. Ai ka kritikuar edhe emisionet “Per’puthen” e “Big Brother VIP” të cilat transmetohen në televizionet e Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Tolaj ka kërkuar që të ndalohet transmetimi i këtyre programeve.

“Krim nuk eshte vetem qe te vrasesh njerez me arme, krim eshte edhe te mundohesh qe tua shkaterrosh (degjenerosh) rinine. Mos te harrojme se roli i medias informuese eshte edhe roli i edukimit te shoqërisë. Tani se cfare informimi dhe cfare edukimi po i sherbehet shoqerise tone neper media Gjithcka mund te quhet vetem informim dhe edukim JO. Per kete ka thene Pejgamberi a.s: “Kur ske turp ben cfare te duash”. Ne vecanti ketu hyjne keto emisione degjeneruese, shkaterruese, terrorizues dhe “kriminale” sic jane Big Brother VIP, Perputhen, It’s my love etj. Mendoj se ketu duhet te reagojme te gjithe, e në vecanti ata bejne thirrje në mbrotje te te drjetave dhe lirve te njeriut, gruas, femijeve etj. Duhet të i mbyllen keto programe degjeneruse dhe shakterruse te shoqerise tone”, ka shkruar Tolaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.