AKTUALITET

“Me Berishën jemi takuar”/ Meta: Zotëria e ka derën e hapur 24-orë në shtëpinë time, por…

20:45 - 01.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka zbuluar detaje të reja nga takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha. Përmes një interviste të dhënë për FaxNews, kreu i shtetit bëri me dije se me ish-kryeministrin janë takuar përpara tre ditësh në një takim dhe jo në një negociatë.




Për sa i përket të ardhmes politike, Meta la të hapur një bashkëpunim të mundshëm me Berishën, duke thënë se është i hapur të bashkëpunojë me këdo që nuk cënon integritetin dhe demokracinë e vendit.

“Duhet të ndajmë dy gjëra, tjetër takimi, tjetër konsultimi dhe tjetër negociata. Ne jemi takuar, unë i kam kërkuar prej shumë kohësh, që në nëntor para zgjedhjeve, u bënë 14 muaj dhe ka ka pasur disa probleme familjare, dhe më në fund u takuam para dy tre ditësh. Unë me zotin Berisha takohem në çdo sekond, nuk kam paragjykime në këtë detyrë, kjo karrige është në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Zotëria e ka derën e hapur 24-orë në shtëpinë time, por kjo nuk do të thotë që ndajmë të njëjtat qëllime.

Po-ja është po, jo-ja është jo, kjo është një gjë tjetër që na bashkon, e kemi të dy këtë. Për të mirën e vendin bashkëpunoj me çdo njeri, i cili nuk pret integritetin, sovranitetin dhe demokracinë.

Unë e kam thënë se ai është si vera, vjen dhe bëhet gjithmonë e më tërheqës dhe më demokrat. Se nuk ka qenë kaq demokratë në 96-87, ka reflektuar, tani bënë dhe primaret”, tha Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.