Kosova

VIDEO/ Arrestohet tek dera e televizionit burri ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini

21:15 - 01.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar para pak minutash afër zyrave të T7 ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing.




Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.

Ai është arrestuar dhunshëm nga Policia e Kosovës, raporton Express.

Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.