FOTO - GALERI

Nga Naomi Campbell te princeshë Diana! Fotot e rralla të yjeve duke festuar tashmë në një ekspozitë në Londër

15:58 - 17.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Naomi Campbell te Arnold Schwarzenegger, mjafton të përmendni një nga super yjet e 30 viteve të fundit dhe shanset janë shumë të mëdha që ata të jenë fotografuar nga Dave Benett. 64 vjeçari arriti që nga një asistent në “Fleet Street” të bëhej një nga fotografët më të mirë britanikë, duke i fotografuar të gjithë nga Jack Nicholson te Nelson Mandela dhe Michael Jackson.




Mbrëmë, një ekspozitë e re që u hap në Londër, duke sjellë për publikun disa nga fotot e tij më ikonike.

Në njërën, Princesha Diana dhe Liza Minnelli shihen të ulura pranë njëra-tjetrës e duke bërë thashetheme. Benett tha se kishte ‘tetë sekonda’ për të fotografuar Princeshë Diana dhe Liza Minnelli duke biseduar në qoshe në një festë në Londër në 1991.


Liz Hurley

 

 Princeshe Diana dhe Liza Minnelli

 


Naomi Campbell and Kate Moss

 


Claudia Schiffer


Princ Charles, Donatella Versace and Lenny Kravitz

Në një tjetër foto, Princi Charles, i veshur me kravatë të zezë, shihet në një festë, me Donatella Versace. Benett shkrepi gjithashtu foton e famshme të Liz Hurley-n me fustanin e Versace, një foto që është parë në mbarë botën. Ekspozita Great Shot, Kid do jetë në galerinë JD Malat, Londër, deri më 8 mars.

 


Kate Moss

 


Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone

 


Mick Jagger

 

Amy Winehouse

Hapja u ndoq nga njerëz të famshëm si Sadie Frost, Jaime Ëinstone etj. Përpara hapjes, Benett ndau rrëfime të ndryshme nga karriera e tij 30-vjeçare, duke përfshirë një përplasje me Paul Gascoigne në festën e ditëlindjes së manjatit Peter Stringfelloë.

Benett është shprehur shumë më i impresionuar nga motrat modele Poppy dhe Cara Delevingne dhe Bella Hadid, të cilat sipas tij gjithmonë gjejnë kohë për të folur me fansat.

Pasi filloi si fotograf i skenave të krimeve, Benett u ngjit shpejt në karrierë dhe tani ftohet në ngjarjet më të mëdha në botë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.