![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë maratonë, për më shumë se 13 orë. Mbledhja e Komisionit nisi rreth orës 11:00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 01:00 të natës, ku për më shumë se 13 orë dëshmuan mbi aferën e inceneratorëve zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.
Mbledhja u shoqërua me debate e tensione të forta, ku u paraqitën për të dëshmuar kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ministrja e Transportit, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, si dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Ndërkohë, edhe ditën e sotme pritet një tjetër seancë maratonë e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku për të dëshmuar pritet të paraqitet Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.