LAJMI I FUNDIT

“Me qetësi, me qetësi, po më behësh si Ilir Meta”/ Edi Rama thumbon Presidentin. Tabaku: Mos fol për persona që s’janë prezent!

13:22 - 23.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, nuk ka lënë pa thumbuar dhe Presidentin Meta.




Rama është revoltuar me Tabakun teksa i ka thënë se me shprehjet e saj “me qetësi, me qetësi” po i kujtonte Ilir Metën, ndërkohë që, Tabaku i ka kërkuar që të mos përmendë persona që nuk ishin prezent në Komisionin hetimor.

REPLIKAT MES RAMËS DHE TABAKUT:

Tabaku: Me qetësi të lutem…

Rama: Ça me qetësi me qetësi me qetësi, se m’u bëre si Ilir Meta.

Tabaku: Mos përmend njerëz që nuk janë këtu.

Rama: Ca me qetësi pra ca me qetësi, me qetësi me dashuri ca qetësie? Më jep ku e bazon se është si të them unë xhaketa juaj 75 mijë euro…

Tabaku: Teknika mos më mbyll mikrofonin…

Ndërhyn Ermonela Felaj

Tabaku: A ke nevojë që të flasë dhe Ermonela?

Rama: Me ju përballë unë të kem nevojë për Ermonelën? Jo

Tabaku: Me qetësi…

Rama: Sa herë të më thuash qetësi, do të them me dashuri…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.