LAJMI I FUNDIT

“Qeveria, si grup i strukturuar kriminal” Jorida Tabaku del me deklaratën e fortë para përballjes me Edi Ramën

11:42 - 23.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak minuta para se të nisë dëshmia e kryeministrit Edi Rama në Komisionin Hetimor për inceneratorët, kryetarja Jorida Tabaku ka dalë me një deklaratë të fortë ku e krahason qeverinë me një “grup të strukturuar kriminal”.




Tabaku risjell në vëmëndje dëshmitë e një dite më parë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të Sekretarit të Pëgjithshëm në kryeministri, Ëngjëll Agaçi duke thënë se qeveria po mbron me vetëmohim vjedhjen që ka bërë.

Më poshtë mesazhi i plotë i Tabakut:

Qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish tarifën e pastrimit për një shërbim të pakryer. Paguajnë 40.61€/ton për një incenerator që nuk ekziston!
Erion Veliaj mbrojti publikisht me avokati dhe gënjeshtra nën betim 45 mln euro shtesë që fiton koncesioni përmes monopolit që ai i ka siguruar.
Inceneratorët kanë marrë mbi 100 mln € nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ekzistojnë.
Qeveria po i mbron në bllok, me vetmohimin e një grupi të strukturuar kriminal që duhet të mbrojë vjedhjen e saj!
Një qeveri që ka pasur dijeni se si vidhen dhe abuzohet tek inceneratorët siç edhe shkresa që bëra publike përballë dëshmitarit Agaçi tregonte!
Deri në fund! Asnjë tolerim ndaj abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.