![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ambasadorja Juri Kim u takua me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka për situatën në Ukrainë. “Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo” shkruan Kim në postimin e saj në Twitter.
Mesazhi i plotë i Juri Kim:
“Ambasadorja Yuri Kim bisedoi sot me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka mbi pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA dhe Shqipëria bashkohen me të tjerë në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë në kuptimin më të fortë të mundshëm.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo për të vënë Rusinë përpara përgjegjësisë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes e sigurisë globale. #StandWithUkraine”
(1/2) Ambasadorja Yuri Kim bisedoi sot me KM @ediramaal & Ministren e Jashtme @xhacka_olta mbi pushtimin e paprovokuar & të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. & bashkohen me të tjerë në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë në kuptimin më të fortë të mundshëm. https://t.co/4qiXVZzR71
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 24, 2022