BOTA

Kush votoi kundër/ Pushtimi Ukrainës, OKB miraton ngritjen e një komisioni hetimor për krimet kundër njerëzimit nga trupat ruse

13:50 - 04.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka votuar me shumicë dërrmuese për një rezolutë që dënon shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga Rusia në Ukrainë dhe ngritjen e një komisioni hetimor për t’i hetuar ato.




Vetëm shteti i Eritreas votoi me Rusinë kundër rezolutës nga Ukraina. Ndërsa të tjerë 13 abstenuan, përfshirë Kinën, Kubën, Armeninë, Kazakistanin, Indinë, Uzbekistanin dhe Venezuelën.

Ambasadorja e Ukrainës në OKB, Yevheniia Filipenko, tha se kishte prova të pakundërshtueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut, si dhe krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit nga Rusia.

“Është detyra jonë e përbashkët të kërkojmë llogaridhënie duke mandatuar dokumentacionin dhe verifikimin e krimeve të Rusisë dhe identifikimin e atyre që janë përgjegjës”, tha Filipenko.

Ndërsa Presidenti Zelensku i shpreh:

“Unë mirëpres themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Hetimit nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së për të hetuar faktet e krimeve të luftës ruse kundër Ukrainës. Provat do të dokumentohen dhe do të përdoren në gjykatat ndërkombëtare. Kriminelët rusë të luftës do të mbajnë përgjegjësi.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.