LAJMI I FUNDIT

Procesi i numërimit në Lushnjë/ Përfundojnë 122 kutitë e para, kryeson Eriselda Sefa e PS-së, ja si ndahen votat e kandidatëve

07:20 - 07.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës (6 mars) nisi procesi i numërimit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit.




Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Lushnjë nisur nga rezultatet në kohë reale në avantazh është kandidatja e Partisë Socialiste Eriselda Sefa, e ndjekur nga kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Ilir Bano dhe kandidati i Partisë Demokratike Indrit Sefa.

Nga 157 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 122. Eriselda Sefa e PS-së kryeson me 16034 vota, i dyti renditet kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano me 8720 vota ndërsa i treti kandidati i PD-së, Indrit Sefa me 2948 vota.

Ndërkaq, në bashkinë e Vorës falë votimit elektronik rezultati ka dalë më parë se bashkitë e tjera, ku u shpall fitues Blerim Sheraj.

Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687.

Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.