EKONOMI

Vëzhgim në pikat e karburantit në Tiranë/ Rekord historik, 260 lekë litri i naftës! Por, “gjen” edhe më lirë…

21:36 - 08.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në drekë çmimi i një litri nafte në Tiranë ishte 235 lekë. Në orët e pasdites, çmimi u rrit si me magji me 25 lekë duke kapur shifrën rekord të 260 lekëve për litër!
Fotografi Erdi Mara ka bërë një vëzhgim sonte në kryeqytet dhe ka fiksuar në aparatin fotografik çmimet në pika të ndryshme karburanti. “Gazeta Shqiptare” ju sjell albumin me “fotot e freskëta”…




ÇFARE THA RAMA SOT
“Çmimi i naftës rritet dita ditës. Një ndryshim tektonik me pasoja. Shqipëria nuk bën asnjë përjashtim, është drejtpërdrejt e prekur si të gjithë vendet e tjera. Diskutimi i naftës ndikohet drejtpërdrejt nga tregu jo nga vendimet e qeverisë.”
Në Ukrainë po zhvillohet një luftë ushtarake, kurse në të gjithë Evropën një luftë ekonomike me pasojë rritje të çmimeve.
“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria në tregun e lirë. Evropa ka hyrë në luftë, ushtarakisht është mes një agresori dhe një vendi në agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera, lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që refuzojnë agresorin dhe agresorin. Në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra që kërkonim përpara fillimit të luftës dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se sa do të vijojë kjo luftë. Nuk është një film që ajo që shikojmë në ekrane orë e çast”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.