LAJMI I FUNDIT

FOTO/ Ballokume, verore, koncerte dhe ekspozite retro, Tirana plot për Ditën e Verës, shihni si e kaluan qytetarët

14:26 - 14.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qindra qytetarë kanë festuar Ditën e Verës në Tiranës, duke shijuar jo vetëm ballokumet që mbushën tezgat, por edhe koncertet e përgatitura me këtë rast. Bashkia e Tiranës kishte organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat, duke filluar që nga fëmijët dhe deri tek të rriturit, duke bërë që mijëra qytetarë të vërshojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.




Në skenë përballë Kryeministrisë u ngjitën artistë të të gjitha zhanreve muzikorë, duke filluar nga Ansambli Popullor, Filarmonia, Artistë dhe grupe të rinj, por edhe artistë të afirmuar.

Të shumtë ishin të apasionuarit pas automobilizmit. Sheshi “Skënderbej” u kthye sot në një ambient argëtues fëmijët, por dhe të rriturit patën mundësi të bëjnë foto me koleksionin e makinave RETRO, së bashku me automjete dhe moto të tjera epoke. Të apasionuarit pas automjeteve patën mundësi që të njihen dhe me makinat sportive dhe motorët në një ambient festiv dhe me muzikë të zgjedhur.

Duke përfituar dhe nga dita e pushimit, fëmijët “pushtuan” Parkun Rinia ku u zhvilluan lojëra të shumta. Për më të vegjlit, Bashkia e Tiranës kishte sjellë animatorë, Cirkun, Teatrin e Kukllave.

Një vëmendje e veçantë në 14 mars i është kushtuar dhe biznesit dhe panairit të produkteve të zonës. Kështu, hapësira në Bulevardin para Piramidës në të dy anët e saj kishte stenda Biznesi dhe Stenda për Startup.

Ndërkohë sheshi “Nënë Tereza” përgatitet për të pritur këngëtarin kolumbian Maluma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.